I nderuar klient,
Stafi i bio.inspecta ju uron një vit të mbarë e të sukseshëm dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë edhe për këtë sezon.
Gjatë këtj sezoni ju do të merrni paketa informuese në mënyrë periodike, për t’u përditësuar me ndryshimet dhe proçedurat e reja përgjatë 2022.
Në këtë paketë të parë informuese ju do të gjeni informacion si më poshtë:
| | 1. PËRGATITJE PËR SEZONIN 2022 | | - Oferta/fatura për parapagese do të dërgohet nga bio.inspecta shpk deri me 11 mars 2022.
- Data sheet dhe OSP e përditësuar mund të gjenden në linkun më poshtë, klikoni linkun dhe shkarkoni formën e duhur sipas aktivitetit dhe standarteve që keni në çertifikim.
| | - Afati përfundimtar për dorëzimin e data sheet dhe OSP të plotësura/përditësuara është data 1 Prill 2022 (contact@albinspekt.com).
- Afati përfundimtar për parapagesë është 04.04.2022
| | 2. INFORMACION PËR RREGULLOREN E RE ORGANIKE TË BASHKIMIT EUROPIAN | | Rregullorja e re organike ka hyrë në fuqi për shtetet anëtare të Bashkimit Europian prej 01.01.2022, ndërsa për vendet jashtë BE do të ketë një periudhë kalimtare/tranzitore deri me 31.12.2024 për kalim të çertifikimit sipas rregullores së re. Rregullorja e përditësuar ka për qëllim garantimin e konkurencës së drejtë për prodhuesit, parandalimin e mashtrimeve dhe rritjen e besueshmërisë te konsumatorët për produktet organike. Ajo përbëhet nga akti bazik rregullator (EU) 848/2018, si dhe aktet nënligjore (të ashtuquajtura akte deleguese dhe zbatuese). | | 2.1. Periudha kalimtare për operatorët jashtë Bashkimit Europian | | Të gjithë klientët e bio.inspecta, të çertifikuar aktualisht sipas bi-OS do të kalojnë në çertifikim sipas rregullores së re. Ne do ju informojmë mbi planifikimin kohor të kalimit deri në mesin e 2022. bio.inspecta planifikon të kryejë një kalim sa më të lehtë për të mbështetur sa më shumë operatorët dhe aktivitetet e tyre. Deri në atë moment, Certifikatat e transaksionit (COI-t) do të lëshohen sipas nenit 57 të Rregullores (EU) 2018/848, siç deklarohet dhe në TRACES, pika 18 e COI:
Konfirmohet se kjo çertifikate është lëshuar në bazë të kontrolleve të kërkuara nën rregulloren (EU) 2021/1698 (2) për përputhshmërinë (neni 46 i rregullores (EU) 2018/848) ose Rregulloren 2021/1342 (3) për ekuivalencën (neni 47, 48 ose 57 i rregullores (EU) 2018/848), dhe se produktet e pëcaktuara më lart janë në përputhje me rregulloren (EU) 2018/848. | | 2.2. Cilat jane ndryshimet kryesore në rregulloren e re të BE (2018/848)? | | 2.2.1. Dispozitat e përgjithshme: | | - Për prodhuesit që ndodhen jashtë Bashkimit Europian, ndryshe nga çertifikimi aktual sipas një standardi ekuivalent (p.sh., bi-OS) çertifikimi do të jetë sipas rregullores së Bashkimit Europian.
- Zgjerohet gama e produkteve për çertifikim (psh. kripë, dyll blete, pambuk, lesh, krimbi i mëndafshit, vajrat esencialë (gjithashtu edhe produkte që nuk janë për konsum njerëzor), preparate tradicionale me bazë bimore).
- Një operator ose grup operatorësh nuk munden të marrin çertifikatë nga më shumë se një trupë kontrolli për të njëjtën kategori produktesh.
| | - Materiali mbjelles (përfshirë farat dhe copëzat për shumimin vegjetativ, fara e patates, nënshartesat) duhet të jenë me prejardhje organike, nëse nuk ka disponibilitet të materialit mbjellës organik, mund të merret një përjashtim nga trupa e kontrollit për përdorim të farave në kalim apo konvencionale (ky përjashtim nuk është i nevojshëm në rastin e përdorimit të farave në kalim që janë prodhuar nga vetë ferma, të vjela pas 12 muajsh konvertimi). Përjashtimi nuk është i mundur për fidanet, të cilët duhet të jenë me prejardhje organike.
| | 2.2.3. Grupet e prodhuesve: | | - Grupi mund të ketë maksimumi 2000 anëtarë. Grupet më të mëdha duhet të krijojnë nën-grupe.
- Grupet duhet të jenë të regjistruar ligjërsht si të tilla.
| | 2.2.4. Ushqimi i përpunuar: | | - Aromatizuesit do të konsiderohen si produkte bujqësore. Aromatizues natyral, konsiderohen ata aromatizues me përbërës 95% nga materiali bazë (psh. ’’aromatizues natyral limoni’’, 95% e aromatizuesve janë nga limoni).
| | bio.inspecta do ju informojë vazhdimisht në lidhje me rregulloren e re dhe zbatimin e saj, në mënyrë që të kemi një kalim sa më të lehtë për të gjithë klientët tanë. | | 3. NDRYSHIMET E PROCEDURAVE TË COI PËR SEZONIN 2022 | | 3.1. Ndryshimi i formularit të kërkesës për marrjen e COI-it | | Lidhur me rregulloren e re Organike të BE, disa prej kutive/pikave në TRACES kanë ndryshuar. Në përputhje me keto ndryshime, bio.inspecta ka përshtatur formularin e kërkesës për lëshimin e (COI). Në formular janë shtuar disa informacione shpjeguese në lidhje me atë cfare duhet të plotësohet në secilën kuti. Ju lutem sigurohuni të përdorni formën e re nga tani e në vijim. | | 3.2. Çfarë është e re në sezonin 2022 (Ndryshimet kryesore) | | 3.2.1. Point of release for free circulation/ Border Control Posts (BCP): | | Inspektimet e transaksioneve individuale të importit për prodhimet organike në Bashkim Europian nuk do të kryhen më nga doganat, por në përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore për organiken. Shumica e produkteve do të inspektohen në “Points of release for free circulation”. Në "Border Control Post" (BCP) do të paraqiten vetëm ato produkte të cilat janë subjekt i kontrolleve fitosanitare ose ligjeve të tjera për ushqimin/të ushqyerit për kafshë. Është në përgjegjësnë e blerësve tuaj në Bashkimin Europian t‘ju informojnë në lidhje me “Points of release for free circulation” ose “Border Control Post” (BCP). Ata janë të njohur për detajet dhe cilat produkte duhet të kalojnë në pikat e kontrollit kufitar BCP.
*Lista e produkteve të ndikuara trajtohen nën rregulloret e tjera të Bashkimit Europian 2021/632, 2019/1793, 2019/2072(version i plotë).
| | 3.2.2. Njoftimi paraprak: | | Importuesit duhet të deklarojnë dërgesat e tyre pranë autoritetit shtetëror organik përpara mbërritjes. Edhe pse kjo është në përgjegjësinë e importuesve, bio.inspecta mund të lëshojë COI vetëm nëse ky informacion është plotësuar në TRACES. Kështu, në formularin e kërkesës për COI, duhet të tregohet data dhe ora e parashikuar e mbërritjes në pikën e (lëshimit) për qarkullim të lirë ose pikat e kontrollit kufitar BCP. | | 3.2.3. Broker (operatori i cili blen ose shet produkte pa trajtim fizik të tij): | | Kur është e aplikueshme, shkruani emrin dhe adresën e një ose më shumë operatorëve që blejnë ose shesin produktin pa trajtimin fizik të tyre. | | 3.2.4. Sasia aktuale e produktit në stok: | | Për të përmbushur kërkesat e Komisionit Europian, në lidhje me marrjen e informacionitpër stokun aktual të produkteve para lëshimit të një COI, ky informacion duhet të jepet në një pikë të shtuar në Kërkesën për Lëshimin e CoI (stoku fizik i produkteve përpara shitjes aktuale, duke marrë parasysh çdo shitje të mëparshme si organike ose konvencionale, humbje, etj.). | | 3.2.5. Eksporti në Mbretërinë e Bashkuar (UK): | | COI-t në Mbretërinë e Bashkuar (të cilët nuk lëshohen përmes TRACES që nga Brexit) nuk kërkohen më të dërgohen fizikisht, por mund të dërgohen me email si pdf. Për këtë arsye, formulari i kërkesës për COI kërkon adresën e emailit të importuesit ku bio.inspecta duhet të dërgojë COI. | | Ju sjellim edhe njëherë në vëmendjen tuaj se ngarkesa nuk duhet të largohet nga vendi i eksportit pa u firmosur CoI në sistemin TRACES. | | 4. SHTIMI I MASAVE TË KONTROLLIT NGA BASHKIMI EUROPIAN PËR DISA PRODUKTE NGA VENDE TË CAKTUARA | | BE planifikon sërish që të kërkojë masa shtesë kontrolli për produkte specifike nga vende të caktuara gjate 2022 (operatorët nga Moldavia, Federata Ruse, Ukraina dhe Turqia janë të njohur me masat e tanishme). Draftet e deritanishme na diktojnë për ndryshim të games së produkteve/dhe vendeve, megjithatë, rregullat janë ende duke u diskutuar dhe deri në momentin e dërgimit të kësaj pakete informuese, ende nuk është marrë vendim përfundimtar per Shqiperine dhe Kosoven. Ne do të informojmë të gjithë klientët e ndikuar menjëherë pas publikimit të vendimit. | | 5. NDRYSHIMI I FAQES SË INTERNETIT TË BIO SUISSE | | Bio Suisse ka ndryshuar faqen e web-it, këtu mund të gjeni linkun me informacionet dhe dokumentet e nevojshme( si psh. vetëdeklarimin etj) | | Ju njoftojme se emri ynë ligjor ka ndryshuar në bio.inspecta shpk. Ju lutem përdorni këtë emër në transaksionet financiare që do të kryeni ndaj nesh. Një informacion i detajuar do ju dërgohet së bashku me ofertat/faturat për parapagesë. | | Stafi i bio.inspecta shpk është i gatshëm t’ju ndihmojë në çdo hap, për çdo pyetje apo paqartësi ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.
Me respekt, | | Ekipi i bio.inspecta shpk | |
|