Informim për shitjet brenda vendit (National CoI) | | I nderuar klient,
Gjatë rishikimit të rezultatit të vitit 2021 në lidhje me shërbimin e lëshimit të CoI-t për eksport, ka rezultuar se një ndër faktorët që ka shkaktuar më shume vonesa dhe problematika në këtë proçes kanë qenë blerjet brenda vendit (Shqipëri, Kosovë) dhe koha në dispozicion për të kryer verifikimet përkatëse në lidhje me sasitë dhe statusin e çertifikimit të produkteve.
Për të adresuar këtë situatë, çdo shitje e produkteve organike do duhet të njoftohet paraprakisht tek bio.inspecta duke dërguar formularin e aplikimit për CoI i cili mund të shkarkohet
| | Është në përgjegjësinë e shitësit të produktit të dërgojë këtë aplikim dhe marrjen e konfirmimit (nëpërmjet CoI) përpara shitjes së produktit. Githashtu, pala blerëse nuk duhet të pranojë produktet e blera nëse ata nuk shoqërohen me CoI-n përkatës.
Më pas, varësisht nëse shitja është eksport apo tregtim brenda vendit (Shqipëri/Kosovë) ju do të pajiseni me CoI për eksport nga Traces ose National CoI (për tregtim brenda vendit).
Dokumentat që duhet të dërgohen për lëshimin e CoI për tregtim brenda vendit (Shqipëri/Kosovë):
| | - Formulari i aplikimit link
- Pyetjet të cilat nuk janë relevante mund ti lini bosh (të tilla si Vendi i eksportit, BCP etj)
- Fatura dhe/ose Fletë dërgesa. Në faturë duhet të kete informacion në lidhje me produktin, statusin, referenca të çertifikimit, lotin, sasinë, origjinën (nr. Parcelës, zonës etj)
| | Ju lutemi paraqisni këtë kërkesë me të gjitha dokumentat shoqëruese në contact@albinspekt.com se paku dy (2) ditë pune përpara datës së planifikuar të shitjes për të lejuar të gjitha verifikimet e nevojshme. | | Përjashtim nga procedura më lart përbëjnë shitjet/blerjet e produkteve ndërmjet operatorëve të përfshirë nën të njëjtin çertifikim (operatorët që certifikohen për llogari të një operatori tjetër i cili blen të gjithë produktet).
Në këtë rast pala blerëse (si person kontakti) duhet të dërgoje faturat e blerjes (me të gjithë informacionin e kërkuar në to: produktin, statusin, referenca të çertifikimit, lotin, sasinë, origjinën nr. Parcelës, zonës etj) në kohë reale kur kryhet transaksioni i blerjes së produktit. Në këtë mënyrë ne kemi mundësi të azhornojmë stokun dhe kryejmë verifikimet përkatëse në kohë reale, pa ndikur në momentin e eksportit të produktit.
Për pyetje apo paqartësi na kontaktoni në çdo kohë në mënyrat e mëposhtme:
| | Ekipi i bio.inspecta shpk | |
|