Informacion mbi masat e shtuara të kontrollit nga EU | | I nderuar klient,
Nëpërmjet këtij emaili, ju informojmë për masat e shtuara të kontrollit të përcaktuara nga BE për produktet e importuara nga vende te caktuara në BE-së, në fuqi për periudhën 01.07.2022 – 31.12.2022 Masa të tilla janë kërkuar nga BE që nga viti 2016, bazuar në gjetjet e substancave të pa lejuara në produktet importuara. Për gjysmën e dytë të këtij viti, produktet dhe vendet e ndikuara nga këto masa kanë ndryshuar në mënyrë të ndjeshme (siç paraqitet më poshtë).
Ju lutemi gjeni njoftimin zyrtar të kryer nga BE për këtë çështje, të publikuar në faqen tone në linkun e mëposhtëm | | Shënime të rëndësishme për të gjithë klientët e bio.inspecta* | | - Produktet nga Moldavia dhe Ukraina nuk do të jenë nën masa të shtuara të kontrollit.
- Gama e produkteve në fjalë në Kazakistan dhe Turqi ka ndryshuar.
- Disa produkte nga Etiopia janë ende nën masat e shtuara të kontrollit.
- Masat e shtuara të kontrollit vlejnë edhe nëse një produkt nuk importohet drejtpërdrejt nga vendi në fjalë në BE, por nëpërmjet një operatori që është në një vend tjetër.
- Për produktet në fjalë, kampionimi/analiza për COI-n e parë të kërkuar pas datës 01.07.22 do të jetë e detyrueshme. Ju lutem mbani parasysh kohën e mjaftueshme për të dërguar kërkesën për marrjen e mostrave në bio.inspecta përpara planifikimit të eksportit.
- Ju lutem përdorni gjithmonë versionet e përditësuara të Kërkesës për COI 25_054 dhe kërkesës për marrje kampioni 25_053.
| | Masat e shtuara të kontrollit, operatorët dhe produktet e ndikuara: | | Kërkesat për masat e shtuara të kontrollit janë për produkte nga vende të caktuara si më poshtë. Këto masa zbatohen për operatorët që merrem me prodhim, përgatitjen, tregtimin, magazinimin ose eksportin e ushqimit organik për njerëz dhe kafshë nga këto vende.
| | Masat e shtuara të kontrollit, çfarë kërkohet: | | - Të pakten dy inspektime në vit, një prej tyre i paparalajmëruar.
- Inspektimi para mbjelljes së kulturës së parë të certifikuar, për fermat të cilat janë në skemë certifikimi për herë të parë.
- Të paktën një mostër në vit (për prodhuesit është e detyrueshme të merret një mostër kulture/bime nga fusha). Kjo kërkesë nuk përjashton marrjen e kampionit përpara eksporti.
- Rritja e kontrollit mbi gjurmueshmërinë dhe rrjedhën e produkteve.
- Rritja e kontrollit mbi kontabilitetin dhe dokumentacionin financiar.
- Rritja e kontrollit mbi mjetet e transportit dhe magazinimit.
- Informacioni për të gjitha shitjet e produkteve organike si konvencionale, duke përfshirë sasitë dhe emrat e blerësve duhet të jetë gati për inspektim.
- Marrja e mostrave të ngarkesës së eksportit dhe vlerësimi i analizës përpara lëshimit të një COI: Për produktet e përcaktuara më sipër, minimui 10% e ngarkesave të eksportit duhet të kampionohet dhe analizohet për prezence të inputeve të palejuara. Përqindja llogaritet për çdo produkt në fjalë të secilit operator për periudhën 22.01.07-31.12.22. Pas datës 01.07.22 është e detyrueshme që për COI-n e parë për një product të caktuar të merret kampionimi dhe të analizohet. Ju lutemi referojuni informacionit në lidhje me procedurën e marrjes së mostrave/analizës dhe afateve kohore në dokumentin 13_019.
| | Me respekt, Ekipi i bio.inspecta shpk Rr. Kavajes’, Nd.132, Hy.9, Kati 8, Ap.43, Tirana, Albania | |
*Për klientet të cilët operojnë në Shqipëri dhe Kosovë, ky është një njoftim i përgjithshëm i cili ju ndikon vetëm nëse do të blini produkte/lëndë të parë nga vendet e përmendura më lart | |
|
Member of:
|
|
|
|
|
|