PËRGATITJE PËR SEZONIN 2024 – LAJME DHE INFORMACION | | Fillimisht, dëshirojmë t’ju urojmë një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Për ne ishte kënaqësi të takonim disa prej jush gjatë BioFach 2024 dhe ju falënderojmë për vizitën në stendën tonë; shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin pozitiv edhe në sezonin e ri njëlloj si në vitet e kaluara!
Nëpërmjet këtij buletini dëshirojmë t'ju bëjmë me dije mbi lajmet në lidhje me rregulloret si dhe procedurat e reja:
| | 1. Përgatitja për sezonin 2024 (afati i fundit për dorëzimin e të dhënave) | | | Data sheet dhe OSP-të e përditësuara për sezonin 2024 gjenden në link si më poshtë. Ju lutem klikoni në të për të shkarkuar formularët përkatës. Nëse keni ndonjë problem për të marrë dokumentet, ju lutem kontaktoni zyrën tonë: | contact@bio-inspecta.al | | Afati i fundit për të kryer parapagesën dhe dorëzimin e data sheet-eve dhe OSP-ve të përditësuara është 1 prilli 2024.
| | OSP-të për kultivim (25_133 EN) dhe OSP-të për përpunim (25_132EN) kanë disa ndryshime të vogla si dhe kërkohet informacion mbi gjurmimin e dokumentacionit të auditimit si edhe nje plan për parandalimin e mashtrimit organik. | | 2. Standardi Organik i Britanisë së madhe | | Pas Brexit, si bazë për produktet organike Britania e madhe ka rregulloren organike të BE-së. Me datë 01.01.2023, trupave certifikues të akredituar sipas Rregullores Organike të BE-së u është kërkuar të marrin akreditim edhe nga autoritetet e Britanisë së madhe. bio.inspecta ka marrë një akreditimin të tillë. Më poshtë gjeni ndikimet që mund të kenë nga kjo klientët tanë: | | - Prodhimi, përpunimi, tregtimi i produkteve organike: Nuk ka ndryshime, bi-OS mbetet si bazë për certifikim (standard ekuivalent i BE-së).
- Formati COI-it nuk do të ndryshojë, ai do të vazhdojë të lëshohet si pdf.
| | | Për çdo pyetje në lidhje me ndryshimet dhe situatën për Britaninë e madhe mund të na kontaktoni në | contact@bio-inspecta.al | | Informacion me rëndësi për operatorët në Egjipt: Akreditimi aktual për Britaninë e madhe nuk përfshin Egjiptin. Jemi në kontakt me autoritetet përgjegjëse për të shtuar Egjiptin në listë sa më shpejt të jetë e mundur. | | 3. Masat e shtuara të kontrollit të BE-së, Britanisë së madhe dhe Zvicrës për disa produkte nga shtete të caktuara | | Ju lutem sigurohuni që të dërgoni kërkesen për CoI në kohë, pasi të gjithë CoI-it duhet të lëshohen para se ngarkesa të largohet nga vendi i origjinës, gjithashtu ju lutem sigurohuni që të përdorni formularin e përditësuar të kërkesës për CoI.
Rritja e masave të kontrollit për disa produkte të importuara nga disa vende të caktuara është kërkuar nga BE që nga viti 2016. Për vitin 2024, lista e produkteve për vendet në fjalë është ndryshuar sërish.
| | Për këto produkte, kampionimi dhe analizimi është i detyrueshëm në rastin e lëshimit të COI-it të parë për vitin 2024 | | Ju lutemi mbani parasysh dhe sigurohuni të keni kohën e mjaftueshme përpara eksportit të planifikuar për të dërguar kërkesën për marrjen e mostrave tek bio.inspecta. | | 3.1 Produktet dhe vendet e prekura | | Kërkesat për masat e shtuara të kontrollit zbatohen për disa produkte nga vende të caktuara. Ato janë të zbatueshme për operatorët që prodhojnë, përgatisin, tregtojnë, ruajnë ose eksportojnë ushqim organik për njerëz dhe kafshë. | | 3.2 Kërkesat për masat e shtuara të kontrollit | | - Të paktën 2 inspektime në vit, njëri nga këto i panjoftuar.
- Për operatorët që certifikohen për herë të parë inspektim do të bëhet para mbjelljes së kulturës së parë.
- Së paku një mostër në vit (për prodhuesit, është e detyrueshme që kampioni të jetë nga parcela). Kjo kërkesë nuk zëvëndëson kampionimin e ngarkesës së eksportit.
- Rritja e kontrollit mbi gjurmueshmërinë dhe rrjedhën e produkteve.
- Rritja e kontrollit mbi mbajtjen e regjistrimeve dhe dokumentacionin financiar (kontabilitetin).
- Rritja e kontrollit mbi mjetet e transportit dhe magazinimit.
- Gjatë inspektimit duhet të jetë i disponueshëm informacioni për të gjitha shitjet e produkteve organike si konvencionale, duke përfshirë sasitë dhe emrat e blerësve.
- Vlerësimi dhe analizimi i mostrës së ngarkesës së eksportit përpara lëshimit të një COI: Për produktet e përcaktuara si më lart, duhet të merret mostra për analizim minimum 10%-20% e gjithë ngarkesës së eksportit dhe të analizohet për praninë e substancave të pa lejuara. Përqindja llogaritet për çdo produkt në fjalë dhe secilin operator të interesuar për periudhën 01.01.24-31.12.24. Ju lutemi referohuni informacionit në lidhje me procedurën e marrjes së mostrave/analizës dhe afateve kohore në fletëpalosjen informative, Certifikata e Inspektimt (COI).
| | 4. Ndryshimet në NOP dhe rregullat për forcimin e zbatimit organik (SOE) | | 4.1 Ndryshimet në programin ndërkombëtar organik | | Ju informojmë se më 19 janar 2023, programi kombëtar organik i USDA-së publikoi rregullin përfundimtar për forcimin e zbatimit organik (SOE). Ky përditësim i rregulloreve organike të USDA-së forcon mbikëqyrjen e prodhimit, përpunimit dhe shitjes së produkteve organike. Kërkesat e rregullores duhet të plotësohen nga të gjithë operatorët dhe trupat certifikuese deri më 19 mars 2024. | | Rregullorja e fundit fokusohet në zvogëlimin e numrit të subjekteve të pa-certifikuara, forcimin e mbajtjes së të dhënave dhe gjurmueshmërisë së zinxhirit të furnizimit, forcimin e mbikëqyrjes së certifikuesve të akredituar dhe kërkon përdorimin e certifikatave elektronike të importit. | | 4.1.1 Kush ndikohet nga SOE | | Agjentët certifikues të akredituar nga USDA | | - Inspektorët organik
- Prodhuesit, përpunuesit dhe mbajtësit e çdo aktiviteti që prodhon ose trajton produkte organike duhet të certifikohet, përveç rasteve kur ata janë përjashtuar.
- Agjentët, tregtarët, eksportuesit dhe importuesit që aktualisht nuk janë të certifikuar si organik (ky rast përfshin tregtinë, eksportin, importin ose lehtëson shitjen ose tregtimin e një produkti organik
- Disa ndërmjetës të zinxhirit të furnizimit që për momentin nuk kërkojnë certifikim, të tillë si tregtarët, agjentët e mallrave ose importuesit, duhet të certifikohen.
| | 4.1.2 Kush nuk ndikohet nga SOE | | SOE- lejon përjashtime të kufizuara për disa biznese me rrezik të ulët: | | - Një aktivitet me shitje vjetore më pak se $5000
- Një ndërmarrje me pakicë që nuk përpunon produktet organike, ose i përpunon ato vetëm në pikën e shitjes përfundimtare
- Disa nga operacionet e transportit dhe trajtimit, në kushte shumë të kufizuara (p.sh., vetëm në rastin e produkteve të mbyllura me ambalazhe të evidentueshme)
- Agjentët doganorë
| | Bizneset si më lart janë të përjashtuara vetëm nga certifikimi. Ata ende kanë kërkesa për trajtimin dhe mbajtjen e të dhënave. | | 4.1.3 Cfarë duhet të zbatohet me SOE | | 4.1.3.1 Kërkesat për mbatjen e shënimeve | | Një nga pikat kyçe të SOE-së është gjurmueshmëria dhe të gjitha aktivitetet e certifikuara duhet të mbajnë shënime që gjurmojnë produktin deri në operacionin e fundit të certifikuar. Kjo do të ndihmojë që të gjithë në zinxhirin e furnizimit të certifikohen.
Operatorët e certifikuar duhet të përshkruajnë në OSP praktikat dhe procedurat e monitorimit e tyre për të parandaluar mashtrimin dhe për të verifikuar furnizuesit dhe produktet në sistem.
Me rregulloren e fundit, trupat e certifikimit do të kryejnë auditime të gjurmueshmërisë së zinxhirit të furnizimit dhe ruajtjes së produkteve me rrezik të lartë si dhe do të verifikohet përputhshmëria. Kjo përfshin shkëmbimin e informacionit me trupat e tjera të certifikimit
| | 4.1.3.2 Etiketimi i kontejnerëve të shitjes me pakicë | | Etiketimi i saktë i kontejnerëve me pakicë të përdorur për transportimin ose ruajtjen e produkteve organike është pika kritike për integritetin organik. Etiketimi i duhur redukton keq-identifikimin dhe keqpërdorimin, lehtëson gjurmueshmërinë dhe verifikimin e produktit, zvogëlon mundësinë e mashtrimit organik dhe lejon identifikimin e saktë të produktit organik nga zyrtarët doganorë dhe agjentët e transportit. | | - Kontejnerët e shitjes me pakicë të përdorura për transportimin ose ruajtjen e produkteve organike duhet të etiketohen qartë me një deklaratë që e identifikon produktin si organik.
- Identifikimi i duhur organik paralajmëron mbajtësit se përmbajtja e kontejnerit mund të kërkojë kujdes të veçantë gjatë transportit dhe ruajtjes, duke reduktuar kështu keqpërdorimin aksidental të produktit, siç është trajtimi me një substancë të ndaluar ose përzierja me produktin konvencional.
- Operuesit mund të përdorin shkurtesa ose akronime për të identifikuar produktet si organike, me kusht që ato të jenë të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme.
- Kontejnerët e shitjes me pakicë duhet gjithashtu të etiketohen qartë të kenë informacionin dhe dokumentacionin e plotë mbi kontrollin e gjurmueshmerisë (lotin e produktit, identifikim transporti, informacioni unik që përdorin mbajtësit për të gjurmuar kontejnerët etj.)
- Dokumentacioni mbi kontrollin e gjurmueshmërisë së një kontejneri duhet të identifikojë operuesin e fundit të certifikuar që ka mbajtur produktin.
| | 4.1.3.3 Llogaritja e përqindjes së përbërësve organik | | Llogaritja e përqindjes se përbërësve organik në një produkt me shumë përbërës bëhet me anë të formulës ku pesha ose vëllimi i përbërësve organik pjesëtohet me peshën totale ose vëllimin e produktit. Nëse si përbërës shtohen uji dhe kripa, atëherë këto përjashtohen nga llogaritja.
Nëse një produkt me shumë përbërës përmban vetëm lëngje, atëherë për llogaritjen duhet të përdoret vëllimi. Nëse një produkt përmban përbërës të ngurtë dhe të lëngshëm, atëherë për llogaritjen duhet të përdoret pesha. | | 4.1.3.4 Grupet e prodhuesve | | - Anëtarët e grupit të prodhuesve janë të organizuar në njësi prodhimi. Një njësi prodhimi është një nëngrup i përcaktuar i anëtarëve të grupit të prodhuesve që janë në afërsi gjeografike me aktivitetin dhe që përdorin praktika e burime të përbashkëta për të prodhuar produkte bujqësore të ngjashme.
- Operimi i grupit të prodhuesve bëhet duke përdor pajisje dhe sisteme të centralizuara të përpunimit, shpërndarjes dhe marketingut.
- Të gjitha operacionet e grupit të prodhuesve duhet të kenë një Sistem të Kontrollit të Brendshëm (ICS) që zbaton praktikat dhe procedurat e përshkruara në planin e sistemit organik.
- Të gjitha produktet nga një aktivitet i grupit prodhues që shiten, etiketohen ose shfaqen si organike duhet të prodhohen ose vilen vetëm nga anëtarët e grupit dhe duke përdorur objekte që përfshihen në certifikimin e operacioneve të grupit të prodhuesve.
- Gjatë inspektimeve në terren, agjentët certifikues duhet të inspektojnë të paktën 2% ose 1.4 herë rrënja katrore e numrit total të anëtarëve të grupit të prodhuesve.
| | 4.2 Kërkesa për certifikatë importi për eksport direkt në SHBA - NOP | | Programi Kombëtar Organik i USDA-së (NOP) ka zgjeruar funksionalitetin e bazës së tij të të dhënave të INTEGRITETIT Organik (INTEGRITY) duke publikuar një modul të ri të certifikatës së importit. Certifikata e importit siguron një kontroll dhe gjurmueshmëri te hyrjes në port dhe regjistrimeve.
Për momentin modul i ri përdoret si version testues dhe nga data 19 mars 2024 do të jetë i detyrueshëm ku nga kjo datë nuk do ketë mundësi eksporti në SHBA pa lëshuar certifikatë importi për NOP.
Ju njoftojmë se bio.inspecta nga data 01.01.2024 ka filluar lëshimin e certifikatës së importit për eksportet direkte në SHBA.
Çdo kërkesë për certifikatë importi TC ose NOP duhet lëshohet dhe dorëzohet përpara dërgimit të mallrave.
| | 5. Informacion mbi rregulloren e re të BE-së 2018/848 | | Rregullorja e re organike e BE-së ka hyrë në fuqi në vendet anëtare të saj nga 01.01.2022, ndërsa për vendet jashtë BE-së do të ketë një periudhë kalimtare për të kaluar në certifikim sipas rregullores së re deri më 31.12.2024. Rregullorja e ndryshuar synon garantimin e konkurrencës së ndershme për prodhuesit, parandalimin e mashtrimit dhe rritjen e besimit të konsumatorëve në produktet organike. Ajo përbëhet nga akti bazë rregullorja (BE) 848/2018, si dhe legjislacioni dytësor (të ashtuquajturat akte deleguese dhe zbatuese).
bio.inspecta do t'ju mbajë të informuar vazhdimisht me detajet dhe statusin e zbatimit të rregullores së re, në mënyrë që të gjithë klientët tanë të kenë një tranzicion më të qetë.
Për aktivitetet në vendet e treta për momentin nuk është akredituar asnjë trupë certifikimi (CB) sipas rregullores së re nga BE. Sezoni inspektim dhe certifikim do të fillojë në përputhje me bi-OS (Standardi organik i bio.inspecta-s ekuivalent për vendet e treta dhe në përputhje me Rregulloren (EC) Nr 834/2007)
bio.inspecta do t'ju mbajë të informuar vazhdimisht me detajet dhe statusin e zbatimit të rregullores së re, në mënyrë që gjithë klientët tanë të kenë një tranzicion më të qetë.
| | Ekipi i bio.inspecta është në dispozicion për t'ju mbështetur në çdo hap, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni për cdo pyetje apo paqartësi!
Gjithë të mirat
| | bio.inspecta shpk | Rr. Kavajes’, Nd.132, Hy.9, Kati 8, Ap.43, Tirana, Albania Tel: + 355 44806018 Mobile: +355 (0) 689003637 | contact@bio-inspecta.al | | |
|
Member of:
|
|
|
|
|
|