INFORMACION I PËRDITËSUAR PËR SEZONIN 2024

Përshëndetje,

1. Ri-kujtesë për dergimin e data sheet / OSP

Sezoni i ri ka filluar, dhe tashmë kemi pranuar Data Sheets / OSP prej shumicës së klientëve për shqyrtim. Nëse ju nuk i keni dërguar ende, ju lutem na i dërgoni sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të kryejmë planifikimet përkatëse.

Kliko këtu për të shkarkuar Data sheet dhe OSP për 2024

Nëse keni dërguar një kërkesë për njohje retroaktive (RRR), ju lutemi ta përmendni në mënyrë eksplicite në emailin tuaj. Kjo do të ndihmojë në shpejtimin e trajtimit të procesit.

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.
 
 
 

2. Shërbimi i ri i inputeve

Kohët e fundit bio.inspecta zhvilloi një shërbim të ri të inputeve të përdorura në bujqësinë organike për prodhuesit dhe tregtarët.

Të gjitha inputet që janë inspektuar dhe vlerësuar mund të aksesohen nëpërmjet kërkimit të produktit online. Për çdo input individual, si dhe për të gjitha inputet e një kompanie, një konfirmim i produktit mund të gjenerohet në mënyrë të pavarur. Kërkimi është lirisht i arritshëm dhe i disponueshëm. Ky sistem transparent kontribuon ndjeshëm në sigurinë e bujqësisë organike.

Gjej bazën e të dhënave online nën linkun e mëposhtëm

Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni nëse jeni të interesuar të merrni një konfirmim për inputet e përdorura në bujqësinë organike. Ne ofrojmë këtë shërbim për Plehërat dhe Produktet e Mbrojtjes së Bimëve për rregulloren NOP dhe Reg. (BE) 2018/848.

Nëse keni ndonjë pyetje ndjehuni të lirë të na kontaktoni.

 
 
 

3. Të tjera shërbime të reja

Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se ne tashmë ofrojmë shërbimin e inspektimit dhe certifikimit për standartet si më poshtë:

  • Fair Wild
  • Fair Trade

Per cdo informacion shtese, ju lutem na kontaktoni.

 
 
 

4. Ndryshimet në lidhje me certifikatat NOP

Rregulli përfundimtar i Forcimit të Zbatimit Organik (SOE) kërkon që organet e certifikimit të gjenerojnë certifikata të standardizuara të operatorëve organik duke përdorur Bazën e të Dhënave të Integritetit Organik të USDA-së (§205.404 (b)).

Ju lutemi gjeni tekstin rregullator të përditësuar më poshtë:

§205.404 b) Agjenti çertifikues duhet të lëshojë një çertifikatë të operatorit organik. Certifikata e operatorit organik duhet të gjenerohet nga Baza e të Dhënave të Integritetit Organik dhe mund t'u jepet operatorëve të çertifikuar në mënyrë elektronike.

Me ndryshimet në rregullore, organet e certifikimit nuk mund të krijojnë më certifikata të operatorëve organik duke përdorur formatet e tyre. Gjenerimi i certifikatave në bazën e të dhënave të integritetit organik të USDA-së do të sigurojë formatimin dhe informacionin e qëndrueshëm, duke e bërë më të lehtë për organet dhe operatorët e Certifikimit të verifikojnë furnizuesit, produktet dhe përbërësit.

Më 20.03.2024 USDA lëshoi të gjitha Certifikatat NOP nëpërmjet Bazës së të Dhënave të Integritetit Organik të USDA-së. Ju lutemi, përdorni linkun e mëposhtëm për të hyrë në bazën e të dhënave të integritetit organik të USDA-së. Nëse kërkoni emrin tuaj të operatorit në bazën e të dhënave Integrity, do të shihni Certifikatën tuaj organike në profilin tuaj të operatorit.

Kliko për të hyrë në bazën e të dhënave të integritetit organik USDA

Ekipi i bio.inspecta është në dispozicion për t'ju mbështetur në çdo hap, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni për cdo pyetje që mund të keni!

Përshëndetje të përzemërta

bio.inspecta shpk
Rr. Kavajes’, Nd.132, Hy.9, Kati 8, Ap.43, Tirana, Albania
Tel + 355 44806018
Cel +355 (0) 689003637

E-mail


Impressum:

bio.inspecta AG
q.inspecta GmbH
Ackerstrasse 117
CH-5070 Frick
+41 (0) 62 865 63 00
info@bio-inspecta.ch

bio.inspecta Romandie
Route de Lausanne 14
CH-1037 Etagnières
+41 (0) 21 552 29 00
romandie@bio-inspecta.ch

bio.inspecta Svizzera italiana
Via Emilio Bossi 6
CH-6901 Lugano
+41 (0) 91 210 02 90
contatto@bio-inspecta.ch

Facebook Instagram Lincedin YouTube
Member of: