Kalimi nga Standarti Organik i bio.inspecta (bi-OS) në rregulloren e re të BE 2018/848

I nderuar klient,

bio.inspecta AG ka kënaqësinë të njoftojë se është njohur nga Komisioni Europian për ofrimin e certifikimit organik sipas Rregullores së re Organike të (BE) 2018/848; Lista e shteteve dhe qëllimeve përkatëse të aprovuara gjenden në link si më poshtë:

COMMISSION IMPLEMENTING REGULATION (EU) 2024/1748 of 21 June 2024.

Ju lutemi të keni parasysh se çdo operator që nuk është i certifikuar sipas Rregullores se re të BE-së (2018/848) deri më 01.01.2025 dhe duke dashur të vazhdojë eksportin e produkteve organike në çdo shtet anëtar të BE-së në vitin 2025, duhet të jetë nën regjimin e ri të inspektimit/certifikimit (2018/848) nga data 01.01.2025 dhe duhet të certifikohet më së voni deri më 15.10.2025. bio.inspecta ka përgatitur një plan për kalimin e operatorëve në Rregulloren e re. Brenda pak ditësh do të merrni një program të detajuar.

Nëse dëshironi të vijoni eksportet e produkteve organike në çdo shtet anëtar të BE-së në vitin 2025, duhet të jeni të certifikuar sipas Rregullores së re (EU) 2018/848 maksimumi deri më 15.10.2025 me kushtin që deri më 01.01.2024 ju keni konfirmuar angazhimin për tu certifikuar sipas rregullores së re duke dërguar formën e re të regjistrimit (link si më poshtë).
Gjithësesi, inspektimi dhe certifikimi sipas rregullures së re mund të kryhet edhe duke filluar nga tani, bio.inspecta ka përgatitur një plan me afate për secilin operator dhe ky informacion do ju dërgohet në vijim.

Ndërkohë për të siguruar një kalim të lehtë në Reg. (2018/848) dhe të ruani mundësitë tuaja në treg, ju lutemi të plotësoni formularin e ri të regjistrimit dhe ta dërgoni në adresën e mëposhtme contact@bio-inspecta.al sa më shpejt të jetë e mundur.

Forma e re e regjistrimit

Në lidhje me Data sheet, ju lutem plotësoni seksionet e listuara më poshtë si kërkesat minimale (shih pikat 1, 2 dhe 3 më poshtë) të Data sheet përkatës për njësinë tuaj dhe dërgojini ato në contact@bio-inspecta.al . Në rast se nuk mund të plotësoni Data sheet në të gjitha pikat e kërkuara përpara inspektimit, inspektorët tanë do t'ju mbështesin gjatë inspektimit.

Kliko këtu për të marrë data sheet e reja

Kujdes: Në rast të ndonjë ndryshimi gjatë vitit (ndryshim në adresë, organizim, objekte, nënkontraktorë, zona, masa parandaluese), ju lutem dërgoni Data Sheet përkatës të përditësuar përpara zbatimit të ndryshimit. Mosnjoftimi i aktiviteteve të ndryshuara mund të çojë në sanksione.

1 Data sheet: Seksioni Të dhënat bazë

Ju lutem plotësoni informacionin e nevojshëm në seksionin e informacionit bazë të secilit Data sheet relevant për njësinë tuaj.

 
 
 

2 Data sheet: Seksioni Masat parandaluese

Rregullorja e re kërkon nga operatorët të marrin masa parandaluese në çdo fazë të prodhimit, përgatitjes dhe shpërndarjes për të shmangur kontaminimin dhe përzierjen me produkte ose substanca të paautorizuara.

Operatorët duhet të zhvillojnë një sistem të sigurimit të cilësisë me masa që janë proporcionale dhe të përshtatshme për të identifikuar dhe shmangur rreziqet e kontaminimit dhe përzierjes, duke përfshirë identifikimin sistematik të hapave kritikë proceduralë.

Masat duhet të rishikohen dhe të përshtaten rregullisht. Si ndihmë për inspektimin dhe certifikimin operatori mund të përdorë dokumentin excel “24_2001 Lista kontrolluese – Masat paraprake” dhe të plotësojë seksionin përkatës në Data sheet:

 
 
 

3 Data sheet: Seksioni Nënkontraktimi

Nëse ndonjë aktivitet i nënkontraktohet një pale të tretë, ky operator ose duhet të certifikohet më vete, ose të përfshihet në certifikimin tuaj.

Për nënkontraktorët e përfshirë në certifikimin tuaj, duhet të nënshkruhet një kontratë, që konfirmon se aktivitetet e nënkontraktorit do t'i nënshtrohen procedurës së kontrollit sipas Rregullores. (BE) 2018/848 (ose standarde të tjera përkatëse, si Bio Suisse). Këta nënkontraktorë duhet t'u japin akses inspektorëve të bio.inspecta në çdo kohë dhe duhet të vizitohen të paktën një herë në vit nga bio.inspecta.

 
 
 

4 Kërkesat

Nëse është relevante për njësinë tuaj në sezonin 2024, ju lutemi plotësoni gjithashtu kërkesat e nevojshme për aprovim sipas Reg. (BE) 2018/848. Për shembull:

  • 24_2513EN Kërkesë për përdorim material mbjellës joorganik
  • 24_2510EN Kërkesë për aprovim të produkteve të mbrojtjes së bimëve
  • 24_2514EN Kërkesë për njohjen prapavepruese

Ju mund të gjeni më shumë kërkesa të mundshme në faqen tonë të internetit.

Ju lutem sigurohuni që të përdorni kërkesat e aplikueshme për rregulloren e re.

Stafi i bio.inspecta në Shqipëri dhe Kosovë është i gatshëm për t’ju mbështetur në çdo hap. Ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni për çdo pyetje apo paqartësi!

Përshëndetje të përzemërta
bio.inspecta shpk
Rr. Kavajes’, Nd.132, Hy.9, Kati 8, Ap.43, Tirana, Albania
Cel zyra Shqipëri +355 (0) 689003637
Cel zyra Kosovë + 383 49818558

Contact

Klodiana Balla – Menaxhere
Cel +355 (0) 692109671

Klodiana Balla

Klajdi Ceka – Menaxher Cilësie
Cel +355 (0) 675099992

Klajdi Ceka


Impressum:

bio.inspecta AG
q.inspecta GmbH
Ackerstrasse 117
CH-5070 Frick
+41 (0) 62 865 63 00
info@bio-inspecta.ch

bio.inspecta Romandie
Route de Lausanne 14
CH-1037 Etagnières
+41 (0) 21 552 29 00
romandie@bio-inspecta.ch

bio.inspecta Svizzera italiana
Via Emilio Bossi 6
CH-6901 Lugano
+41 (0) 91 210 02 90
contatto@bio-inspecta.ch

Facebook Instagram Lincedin YouTube
Member of: